Burri i ish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi ka shkuar sërish sot në Prokurorinë e Posaçme, ku është marrë në pyetje në lidhje me “investimet strategjike” që ai po bën në jug të vendit.
Kjo është hera e dytë që ai paraqitet në SPAK ndërsa pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ai refuzoi që të fliste për gazetarët duke kyçur gojën, por mesohet se është pyetur për plot 4 orë.
Artan Gaçi u kallëzua në SPAK nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, së bashku me Olta Xhaçkën, ish-kryebashkiakun Jorgo Goro dhe disa pronarë tokash për tjetërsimin e mijëra metrave tokë në Gjilekë të Himarës.
Nëpërmjet kësaj toke, Gaçi mori edhe statusin e investitorit strategjik, edhe pse bashkëshortja e tij ishte ende ministre.
Por pak muaj më parë, SPAK filloi hetimet pas kallëzimit të Fredi Belerit dhe sekuestroi edhe tokën që Gaçi e përfitoi përmes tjetërsimit, i shpallur investitor strategjik nga qeveria e Ramës, ndersa çoi në pranga ish-kryebashkiakun tashmë të Himarës Jorgo Goro.