Tjetër krim i rëndë në Greqi! Shqiptari vret gruan me thikë, më pas tenton t’i japë fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku burri shqiptar ka vrarë me thikë gruan dhe më pas ka tentuar ti japë fund jetës së tij.

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në Rodope, ndërsa çifti me origjinë shqiptare ishin prindër të tre fëmijëve, dy të rritur dhe një të mituri 16 vjeç.

Një nga fëmijët e çiftit i telefonoi autoritetet pasi krimi ndodhi brenda shtëpisë ku ata jetonin në vendbanimin Dialambi.

Pas vrasjes së 44-vjeçarit, 53-vjeçari piu benzinë ​​në tentativë për t’u vetëvrarë. Ai u dërgua në spital, ku po trajtohet.

Policia ka gjetur dy thika në vendngjarje, të cilat do të ekzaminohen si pjesë e hetimit.

Sipas të njëjtave informacione, në vitin 2022 një incident midis çiftit ishte regjistruar në

Heraklion të Kretës. Gruaja më pas kishte ngritur padi kundër bashkëshortit të saj për kërcënime.

Burri ishte arrestuar në lidhje me rastin dhe ishte dërguar te prokurori kompetent.