Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 22-vjeçari në rrugën “Medar Shtylla”, autori në kërkim

Një i ri 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00, në rrugën “Medar Shtylla”.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 28-vjeçari Sokol Zeka, i njohur edhe me mbiemrin Troka, ka qëlluar me armë zjarri ndaj 22-vjeçarit Elvis Zirka. Pas plagosjes, i riu është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, personi i dyshuar për ngjarjen është shpallur në kërkim nga policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes, si dhe për përcaktimin e motiveve që çuan në këtë ngjarje.