Djegia e flamurit serb në Tiranë pas ndeshjes së Kombëtares tonë me Ishujt Faroe ka shqetësuar Serbinë.
Ministria e Jashtme serbe i ka dërguar një notë proteste Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, ku thotë se veprime të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe.
“Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.
Ministria e Jashtme serbe ka kërkuar që autoritetet shqiptare të bëjnë gjithçka për të identifikuar dhe për të ndjekur penalisht autorët e këtij akti.