Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i pranishëm sot në qytetin e Vlorës, me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në një prononcim për mediat, Kurti u pyet nga gazetarët edhe për deklaratat e ish-Kryeministrit, Sali Berisha. Kreu i demokratëve u shpreh më herët për takimin e Kurtit me Ramën, duke përdorur shprehjen “T’i thuash derrit, dajë”.
Kurti u përgjigj duke thënë se sot nuk është dita për të tilla dallime politike, apo polemika aktuale. Ai u shpreh se sot duhet të jemi të gjithë bashkë, pasi shqiptarët e kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën.
“Nuk është kjo ditë që të flasim për dallimet politike, polemikat aktuale. Sot jemi bashkë. Shqiptarët e kanë të përbashkët, gjuhën dhe kulturën.” – u shpreh Kryeministri i Kosovës.