Shtetasit e huaj kanë më shumë se tre herë më shumë gjasa të arrestohen për shkelje seksuale sesa qytetarët britanikë, sipas analizës së parë që zbulon shkallën e krimit nga emigrantët.
Kështu shkruan The Telegraph që në një artikull shkruan se Policia kreu më shumë se 9000 arrestime të shtetasve të huaj në 10 muajt e parë të vitit të kaluar. Të dhënat e siguruara nga institucionet britanike bëjnë me dije se të huajit në Mbretërinë e Bashkuar kishin 3.5 herë më shumë gjasa për t’u arrestuar për vepra të karakterit seksual, duke shënuar afro 165 arrestime për 100,000 të popullsisë.
Tabela vendos shqiptarët si kombësinë më të mundshme për t’u arrestuar, të ndjekur nga afganët, irakianët, algjerianët dhe somalezët. Ishin deputetët konservatorë, ata që kërkuan publikimin e të dhënave, duke marrë shembull Danimarkën por edhe disa shtete të SHBA-së.
Por për të gjitha krimet, rumunët përbënin numrin më të madh të arrestimeve me 11,678 persona në pranga, të ndjekur nga polakët (9583), shqiptarët (5,665), indianët (5,414), pakistanezët (4,171), nigerianët (3,317), lituanezët (3,253) dhe iranianët (3,000).
Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare, shtetasit e huaj përbëjnë 5.5 milionë njerëz në Britani, ndërsa popullsia britanike është 53.5 milionë.