E rëndë ajo që ka ndodhur në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe ditën e djeshme, ku persona të maskuar kanë qëlluar me rreth 100 plumba në drejtim të banesës së familjes Kurtaj.
Gjithçka nisi mëngjesin e 1 Shkurtit, ku 2 persona të maskuar dhe me motor filluan të qëllojnë me shotgan drejt kamerave të banesës, të cilat familjarët i kanë vendosur sepse përballë banesës kanë disa kafshë që i mbajnë.
Ata janë kthyer rreth orës 18:00, por 3 personat e familje Kurtaj ishin duke i pritur dhe sa kanë njohur motorin kanë tentuar t’i ndalin për t’i pyetur, por ata janë larguar menjëherë.
Familjarët kanë nisur t’i ndjekin me një automjet, por y personat me motor kanë filluar të qëllojnë me kallashnikov, ku janë shkrepur afro 100 plumba. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar, pasi autorët qëlluan në tokë me qëllim të ndalnin ndjekjen e tyre.
Autori që qëndronte mbrapa në motor në një moment është rrëzuar në tokë dhe është futur në një arë, dke vijuar të qëllojë nga aty. Të dy autorët kanë mundur të arratisen, ndërkohë që policia po punon për kapjen e tyre.