Tentoi t’i ikte Policisë, shqiptari aksidentohet për vdekje në Itali

Një djalë i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Treviso të Italisë, pasi makina e tij doli nga rruga gjatë një ndjekjeje policore.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është identifikuar si Kevin Anghele.

Ai po udhëtonte me një automjet tip Alfa Romeo Brera kur në përpjekje për t’u larguar nga kontrolli i policisë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë.

Përplasja rezuktoi fatale pasi i riu humbi jetën në vendngjarje.

Gjatë kontrollit në vendin e aksidentit, policia italiane raportoi se pranë automjetit u gjetën disa doza kanabisi, që dyshohet se i riu i kishte me vete, shkruajnë mediat italiane.

Kevin Anghele kishte jetuar deri vonë me familjen në Motta di Livenza, ndërsa kohët e fundit ishte zhvendosur në Friuli Venezia Giulia, në zonën e Pordenones. Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.