Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, i kërkuar për vrasje e mbetur në tentativë.
Arrestimi i tij erdhi pas një kontrolli të policisë kur hasën një grup personash, të cilët vendosën t’i identifikonin. Aty u zbulua se ndaj shqiptarit kishte një urdhër-ndalimi, të lëshuar nga Gjykata e Alessandrias.
Shqiptari shtatorin e kaluar kishte debatuar me një person në një lokal bastesh në Acqui Terme, të Riminit.
Gjatë debatit, shqiptari ka goditur the thikë dy herë rivalin e tij dhe më pas është larguar. Në përfundim të procedurave, 28-vjeçari është transferuar në burgun “Caseti” në dispozicion të organeve të drejtësisë.