Tentoi të vjedhë një grua në autobus por u filmua nga qytetarët, arrestohet 51 vjeçari në Tiranë

Një 51-vjeçar tentoi të vidhte një grua mëngjesin e kësaj të enjte në një urban në kryeqyet.

Por kur tentativa e tij për vjedhur çantën e pasagjeres, i dështoi, ai u arratis nga dritarja e urbanit. Ngjarja u filmua nga pasagjerët e tjerë, të cilët publikuan videon në rrjetet sociale.

Pas publikimit të pamjeve policia ndërhyri dhe bëri të mundur arrestimin e 51-vjeçarit me iniciale P.Zh, banues në Kashar.

Policia thote se ne lidhje me këtë rast, deri tani nuk ka asnjë kallëzues. Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Njoftimi Policisë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke dalë nga dritarja e një autobusi, ju informojmë se:

Sot, rreth orës 10:30, është marrë njoftim se në një autobus që lëvizte në rrugën “Panorama”, një shtetas kishte tentuar të vidhte një shtetase. Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, shtetasin P. Zh., 51 vjeç, banues në Kashar, për veprime të mëtejshme.

Në lidhje me këtë rast, deri tani nuk ka asnjë kallëzues. Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.