Tentoi të shpëtonte dy turistë, mbytet kapiteni i anijes turistike në Shkodër

Ngjarje e rëndë në Shkodër. Kapiteni i një anijeje turistike e Bashkisë Shkodër është mbytur gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë, që kishin rënë në ujërat e Liqenit të Shkodrës.

Policia e Shkodrës thotë se turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur. Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore”, thekson policia.

Grupi hetimor ka nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.

Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes