Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Plug të Lushnjës.
Burimë për mediat bëjnë me dije se një person që kishte shkuar për të grabitur bagëtitë e Flamur Manes, e ka qëlloi këtë të fundit me çifte duke e lënë të plagosur.
66 vjeçari Mane u dërgua fillimisht në spitalin e Lushnjes dhe më pas u transportua te Trauma në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autori është arrestuar disa orë pas ngjarjes.
“Qëlloi me armë gjahu, pronarin e ambientit ku shkoi për të vjedhur gjatë natës, identifikohet dhe kapet 65-vjeçari.
Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. M., 66 vjeç, se gjatë natës, sapo një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në kasollen në pronësi të tij, ai e kishte konstatuar dhe gjatë konfliktit me të, autori i tentativës për vjedhje e kishte qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. D., 65 vjeç.
I dëmtuari, shtetasi F. M., ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.