Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur gjatë një samiti në Dubrovnik për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, dialog në të cilin kishte thënë se s’përfshihet pa u plotësuar disa kushte.
Kurtin tha se Kosova është në dialog me Serbinë sepse e organizon BE, dhe BE është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe të ardhmes pas Luftës së Dytë Botërore.
“Këta njerëz janë ata të cilët admirojnë Millosheviçin ose Putinin. Kosova ka nevojë për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit dhe për datën e zgjedhjeve. Kosova mund ta reduktojë prezencën e policisë speciale në komunat veriore nëse ekstremistët e dhunshëm i japin fund trazirave. Unë mendoj se rruga përpara është dialogu intensiv për të implementuar marrëveshjen dhe ne kemi një marrëveshje dhe duhet ta implementojmë. BE-ja është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe të ardhmes pas Luftës së Dytë Botërore dhe vendi ynë është inkuadruar në dialog me Serbinë sepse atë e organizon Bashkimi Evropian dhe është lehtësues i bisedimeve”, u shpreh Kurti.