Gjatë fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, protestuesit e opozitës kanë hedhur molotovë në drejtim të kordonit të policisë.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që kjo ishte shenja e parë që kjo protestë ka për të patur tensione.
Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për bllokim të drejtësisë dhe korrupsion në shkallë të gjerë.
Berisha deklaroi se Rama ka penguar funksionimin e drejtësisë për të mbrojtur veten dhe familjarët.
“Rama ka bllokuar drejtësinë për të mbrojtur veten dhe familjarët e tij pasi ka vjedhur miliarda,” u shpreh ai, ndërsa shtoi se Rama po bën edhe avokatin e ministres Belinda Balluku.
“Rama ka bllokuar drejtësinë për të mbrojtur vetën dhe familjarët e tij pasi ka vjedhur miliarda. Kryehajduti i shqiptareve nuk ikën, por ai përmbyset nga zemërimi dhe revolta juaj. Një javë të tërë Rama krekosej me një ftesë formale që Trump u kishte bërë vendeve partnere për Bordin e Paqes, e patë si Rama e përdori atë ftesë për të shitur veten sikur ishte themeluesi. Po cfarë ndodhi? Ndodhi që në mbledhjen themeluese, Ramën nuk e pranonte sallën. Rama gjendje në parlament duke bërë avokatin e Lubisë, duke ulëritur dhe duke sharë si ordiner opozitën.
Koha ka ndryshuar, stina është e jona. Ne sot nuk jemi më një parti, nuk jemi as për një individ, nuk jemi këtu për asgjë tjetër, por jemi për ndërgjegjen tonë, për idealet tona”, tha Berisha.