Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është marrë në pyetje nga SPAK në lidhje me një tjerër çështje, teksa ish-ligjvsënësi ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve.
Burime për mediat bëjnë me dije se Bllako është pyetur mbi tre orë nga prokurorët e posaçëm në lidhje projektin e Eco Parkut të Durrësit. Bllako është pyetur në cilësinë e drejtorit të AKUM.
Kujtojmë se në vitin 2019 qeveria vendosi të mbyllë Landfillin e Porto-Romanos dhe të ndërtojë Eco Parkun.
Po atë vit, AKUM shpalli tenderin dhe e anuloi më vonë. Më pas Qeveria mori vendim që tenderi të bëhej me negocim të drejtpërdrejtë. Tenderi me vlerë 18.5 mln euro iu dha kompanide ‘De Mare’ dhe ‘Victoria Invest’.
Vazhdimisht opozita ka bërë denoncime për Eco Parkun. Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar si të implikuar Rea Xhillarin, vajzën e Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Rama. Berisha tha se janë zhdukur 12 milionë euro, që sipas tij përgjigjen e di vetëm kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë ish-numri dy i qeverisë Rama, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë të dhënë për Syri Tv tha se Eco Parku në Durrës është e familjarëve të Edi Ramës.