“Tempulli 2”, Gjykata e Korçës lë në qeli 21 të arrestuarit

21 persona janë lënë në burg nga Gjykata e Korçës, pasi u arrestuan 3 ditë më parë në kuadër të operacionit policor “Tempulli 2”. Raportohet se prokuroria kërkoi mbajtjen në qeli për gjithë ndaluarit, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për: Olger Plasa, Ledion Duro, Daniel Nako, Xhuliano Kondillari, Amarildo Alush, Gentian Valeni, Sotiraq Nikolla, Dhori Janko, Urim Rusi, Jorgo Caro dhe Lodian Tahiri.

Kujtojmë se më 22 Janar, në Korçë autoritetet gjetën një sasi të konsiderueshme droge dhe armësh. Policia sekuestroi 285 gramë kokainë; 4.8 kilogramë cannabis sativa; një sasi e vogël heroinë dhe fara cannabisi; një sasi municioni luftarak; 4 peshore elektronike; 3 armë gjahu; 1 armë sportive; 1 thikë gjuetie; 1 hark me shigjetë; dokumente të ndryshme; 31 aparate celularë; 11 automjete;162 300 euro; 800 dollarë; 275 000 lekë.