Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Liqenit Artificial.
Një telefonatë ka mbërritur në policinë e Tiranës duke sinjalizuar të shtëna me armë dhe menjëherë janë nisur drejt vendngjarjes shërbimet për ta verifikuar.
Paraprakisht dyshohet për një konflikt të çastit mes disa personash në një lokal. Paraprakisht dyshohet se është qëlluar në ajër me armë zjarri.
Deri tani s’ka informacion për persona të plagosur me armë zjarri, por efektivët po kryejnë verifikime në terren