Dy persona janë vrarë pas një incidenti me të shtëna pranë konsullatës izraelite në Stamboll, raportojnë mediat turke.
Transmetuesi turk Haberturk tha se dy oficerë policie ishin plagosur gjithashtu.
Sipas mediave turke dy nga personat që hapën zjarr kanë vdekur, teksa një ka mbetur i plagosur rëndë.
Burime i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se asnjë diplomat izraelit nuk është i stacionuar në Turqi, as në konsullatën në Stamboll dhe as në ambasadën në Ankara.
Ministri i drejtësisë i Turqisë tha se ka nisur një hetim për incidentin.
“Lidhur me raportimet për të shtëna me armë rreth Konsullatës Izraelite në lagjen Beshiktaş të Stambollit, janë caktuar një zëvendëskryeprokuror dhe dy prokurorë publikë; prokurorët tanë publikë kanë filluar hetimet e tyre”- u shpreh ministri Akın Gürlek.
Stambolli është bashkuar në përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim në luftën në Iran. Ishte ndër vendet e para që mbështetën publikisht të drejtën e Iranit për vetëmbrojtje.