Të dielën rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Të dielën e 29 marsit, hyn në fuqi ora verore dhe akrepat do të lëvizin një orë përpara.

Ky ndryshim i orës ndodh në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës së fundit të muajit mars, kur akrepat zhvendosen dhe ora shënon 03:00. Ndryshimi i orës verore, do t’u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë më shumë ditën dhe rrezet e diellit, por do të flenë një orë gjumë më pak.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato shkojnë një orë pas.

Megjithatë, për shkak të krizës energjetike të periudhës së fundit, shumë po kërkojnë braktisjen përfundimtare të orës diellore, duke adoptuar orën verore gjatë gjithë vitit.

Më të prekur nga ndryshimi i orës janë padyshim qytetarët aktiv në marrëdhënie pune dhe arsimore, të cilët preferojnë një orë të pandryshuar.