Të burgosurit i japin fitoren PS-së, rinumërimi nxjerr sërish fitues Edison Memollën në Rrogozhinë

KAS ka miratuar ditëne  sotme rezultatin e zgjedhjeve për kryetar bashkie të Rrogozhinës, ku Edison Memolla është rikonfirmuar në detyrë edhe për 4 vitet e ardhshme.

Pas rinumërimit, Memolla kishte 5129 vota, ndërsa kandidati  i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha ka marrë 5108 vota, duke ngushtuar diferencën nga 30 vota në 21 vota. Rinumërimi i votave u bë pas denoncimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që po ashtu kërkoi që kutia e burgut të mos njihej.

Por kjo kërkesë nuk u pranua nga KAS, duke bërë që kandidati i Partisë Socialiste të fitojë falë diferencës që kishte në kutinë ku votuan të burgosurit.