Mijëta rrogëtarë që paguhen mbi 2 milionë lekë të reja bruto në vit janë njoftuar nga Tatimet përmes një emaili zyrtar të të bëjnë deklarimin ligjor.
Në bazën e të dhënave të Tatimeve rezuljtojnë mbi 82 mijë shqiptarë që kanë pagë mbi 2 milionë lekë buto dhe sipas ligjit ata duhet të bëjnë një deklarim të posaçëm. Afati i fundit për deklarimin ishte 30 prillit por mesa duket mijëra rrogëtarë kanë neglizhuar këtë detyrim, ç’ka do i penalizojë me një gjobë prej 5 mijë lekësh.
Sistemi i tatimeve llogarit se sa detyrim shtesë duhet të paguash në bankë ndërsa për qytetarët që kanë burime shtesë të ardhurash si qera mund të paguajnë edhe më shumë.
Plotësimi i Deklaratës Individual Vjetore të të ardhurave bëhet vetëm elektronikisht nëpërmjet modulit e-filing në sistemin e Tayimeve. Por shumica e qytetarëve kanë nevojën e një ekonomisti të autorizuar për të kryer këtë detyrim.
Individët e regjistruar më parë e dorëzojnë deklaratën nëpërmjet adresës ekzistuese që kanë në e-filing. Ndërsa individët që dorëzojnë për herë të parë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, fillimisht duhet të regjistrohen në e-filing.
Tatimet nuk kanë bërë të ditur ende se sa qytetarë e kanë neglizhuar këtë detyrim ligjor.