Policia fetare e talebanëve do të kontrollojë sallat e dasmave në Kabul, Afganistan për të ndaluar muzikën, pasi sipas tyre bie ndesh me vendimet islame.
Në një deklaratë në internet, Ministria për Përhapjen e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve tha se pronarët e sallave të dasmave ishin udhëzuar që të mos lejohej më muzikë në dasma. Vitin e kaluar, talebanët këshilluan pronarët e bizneseve për të shmangur muzikën në tubime publike, por vendimi nuk u zbatua shumë.
“Nëse nuk ka muzikë në një martesë, atëherë cili është ndryshimi midis një ceremonie dasme dhe një ceremonie funerali?” ka thënë menaxheri i një salle festash në kryeqytetin afgan I pyetur nga DPA të hënën.
Pas kthimit të talebanëve në pushtet në gusht 2021, shumë artistë dhe muzikantë u larguan nga Afganistani dhe kërkuan azil në vendet perëndimore.
Talibanët e konsiderojnë muzikën kundër mësimeve të Islamit. Sipas interpretimit të rreptë të grupit, vetëm zëri njerëzor duhet të prodhojë muzikë – dhe vetëm në lavdërim të Zotit./Aljazeera