Policia ka hedhur gaz lotjsllës mbi protestuesit e opozitës, të cilët po qëndrojnë tek sheshi “Wilson”.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Blushi pretendon se policia ka marrë urdhër që të dhunohen deputetët e opozitës.
“Kanë marrë urdhër për të dhunuar opozitën, ta harrojnë që ne ikim nga ky shesh dhe nga sheshet e të gjithë Shqipërisë. Kjo është një betejë pa kthim deri në çmontimin e këtij regjimi kriminal që dhunon gra shtatzëna në protestë. A ka logjikë kjo? Të shkojnë të kapin autorët e masakrës në Shkodër, apo bandat në Elbasan. Do qëndrojmë edhe më shumë, ne kemi dalë për të protestuar dhe jo për të bërë xhiro në bulevard”, u shpreh Blushi.
Pas hedhjes së gazit lotsjellës, protestuesit e sheshit “Wilson” janë zhvendosur në drejtim të Bashkisë së Tiranë, aty ku një grup po vijon të qëndrojë që prej fillimit të protestës.