Policia gjermane ka vrarë 17 vjeçarin nga Kosova, i cili më herët gjatë ditës sulmoi me thikë një mësuese, duke i shkaktuar plagë të shumta.
Raportohet se vrasja e adoleshentit ndodhi pas një përballje me policinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Essen të Gjermanisë ndërsa 17 vjeçari ishte nxënës në një shkollë profesionale.
Ai sulmoi me thikë një mësuese me thikë dhe fill pas ngjarjes, ai u largua, por u pikas nga dëshmitarët në një park.
Kur forcat speciale tentuan ta ndalonin, ai dyshohet se u vërsul drejt tyre me thikë në dorë. Policia reagoi duke qëlluar, dhe ai vdiq nga plagët e marra.
Përveç mësueses së plagosur rëndë, edhe disa nxënës kërkuan ndihmë për shkak të shokut që përjetuan.