Një 27 vjeçar është arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht nga policia e Fierit për vepra të ndryshme penale. I riu nga Lushnja ka sulmuar me biçak një bashkëmoshatarin e tij.
Për fat të mirë ai u dëmtua lehtë dhe pasi mori mjekimin e nevojshëm në spital, u largua për në shtëpinë e tij.
Policia e Fierit ka njoftiar gjithashtu se ka nisur procedimin për një 15 vjeçar që ka goditur me grushte bashkëmoshatarin e tij dhe një 22 vjeçare e cila ka goditur me sende të forta një shtetas. Arsyeja për këtë të fundit nuk bëhet e ditur.