Sulm me thikë në një shkollë të Francës, vritet një mësues

Një mësues ka mbetur i vrarë dhe me dhjetëra njerëz janë plagosur nga një sulm me thikë, në një shkollë publike në Arras, në veri të Francës.

Sulmi ndodhi në shkollën e mesme “Gambetta” rreth orës 11 të drekës dhe raportohet se përveç viktimës, kanë mbetur të plagosur rëndë një punonjës i shkollës dhe një mësues tjetër.

Ministri i Brendshëm i Francës ka njoftuar se policia ka ndaluar personin përgjegjës, së bashku me të vëllanë. I arrestuari është një njëzet vjeçar me origjinë nga Çeçenia, i cili gjatë sulmit bëri thirrjen “Allahu Ekber”.

Presidenti Emmanuel Macron do të udhëtojë drejt shkollës publike ku ndodhi sulmi, teksa policia franceze u ka bërë thirrje njerëzve të shmangin lëvizjen në zonën e sulmuar dhe mos të përhapin informacione të pasakta në internet për sulmin.