Studentët nuk i ndalin protestat deri në dorëheqjen e tij, Rama mbledh Grupin Parlamentar

As akuzat se po financohen nga shërbimet e huaja dhe as kërcënimet me gjoba dhe burg nuk i kanë ndalur studentët të protestojnë për rreth 2 javë, teksa revolta duket se do të vijojë deri në largimin e kësaj qeverie.

Ndërkohë, i gjendur përballë kësaj revolte të madhe, kryeministri Rama sot ka vendosur të mbledhë që në mëngjes Grupin Parlamentar në selinë e Kryesisë së Kuvendit.

Në fokus të mbledhjes duket se do të jetë protesta e studentëve, me Ramën që pritet t’u japë deputetëve të tij direktiva të tjera se si të propagandojnë kundër kësaj proteste.

Deri më sot studentët kanë refuzuar çdo ftesë të kryeministrit për dialog, teksa këmbëngulin se e vetmja zgjidhje është dorëheqja e tij.