Partia Mundësia zhvilloi sot një tryezë me fokus mbrojtjen e drejtësisë dhe luftën ndaj korrupsionit. Kreu i kësaj partie, Agron Shehaj, u shpreh se ky takim nuk është politik, pasi ftesa ishte jo vetëm për partitë politike, por edhe për të gjithë aktivistët dhe shoqërinë civile.
Agron Shehaj vlerësoi punën e institucioneve të drejtësisë në vend, ndërsa e quajti të paprecedent sulmin e qeverisë ndaj SPAK dhe GJKKO. Mes të tjerash, Shehaj tha se drejtësia po sulmohet nga ata që e dinin veten të paprekshëm.
“Ky është një takim jo politik, nuk ka logo partie, ishte një ftesë për të gjithë aktivistët, gazetarët, pedagoge, që të bëheshin pjese e nje bisede se çfarë strategjie duhet të ndjekim ku drejtësia po funksionon me ne fund ne Shqipëri. Ka filluar të sulmohet nga ata që janë ne qendër te vëmendjes se drejtësisë. Njerëz me pushtet po dalin para drejtësisë.
Kisha shumë dyshime nese do funksiononte reforma, mbase s’ka ndodhur në mënyren e duhur, apo nëse ka një dore te fshehte që lëviz gjerat, por ky është një ndryshim i madh që po ndodh me në fund në Shqipëri.
Shqipëria shikon dritë në fund të tunelit, por po shohim nje sulm të paprecedent ndaj drejtësisë”- tha Shehaj në nisje të këtij takimi, duka ua lënë radhën të pranishmëve për të dhënë mendimet e tyre se si mund të ndërtojnë bashkë një strategji për të mbrojtur drejtësinë në vend.
“Nuk besoj se mjafton bashkimi i opozitës, duhet një bashkim përtej partive politike. Unë mendoj se njerëzit do dalin në shesh në mbrojtje të drejtësisë, ditën që do të kenë besim te politika. Duhet të kesh besueshmëri, s’mjafton të jesh opozitar. Nuk duhet t’i bëjmë gjyqin atyre që nuk dalin në shesh”- shtoi ai.