Rritja e menjëhershme e çmimit të karburanteve në vendin tonë, në një kohë kur asnjë vend në rajon nuk e ka bërë diçka të tillë, ka sjellë edhe reagimin e qytetarëve.
Sot , në orën 17:00, ata do të bëhen bashkë në protestën kundër rritjes së karburanteve, që do të mbahet para Kryeministrisë.
Qytetarët kanë vendosur t’i thonë “MJAFT” grabitjes që po u bëhet çdo ditë, ku paguajnë çmimin më të shtrenjtë të karburantit, edhe pse të ardhurat e tyre janë nga më të ulëtat në Europë.
Kjo do të jetë një protestë pa asnjë ngjyrim politik, por vetëm në interes të qytetarëve, të cilët sot po përballen me çmime shumë të larta të karburantit, teksa qeveria ka vendosur vetëm të monitorojë se si ata që Erion Braçe i quajti “karteli i hidrokarbureve”, të pasurohen në kurriz të qytetarëve.
Ndaj, të gjithë qytetarët ftohen të bashkohen në këtë protestë! Në orën 17:00, para Kryeministrisë!