Tensione në seancën për Sterilizimin, Ilir Beqaj kërkon përjashtimin e gjyqtares

Është shtyrë për më datë 23 janar ora 10:00 seanca gjyqësore lidhur me Sterilizimin, ku mes të pandehurve është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ky i fundit në seancën e sotme, e cila u shoqërua me tensione kërkoi përjashtimin e gjyqrares Flojera Davidhi, pas kërkesë që i bëri SPAK për të rënduar akuzën ndaj Beqajt, kërkesë e cila u pranua.

Sipas Beqajt, Davidhi nuk arsyetoi vendimin për rëndimin e akuzës nga “shpërdorim detyre” në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal“.

Gjykatësja Davidhi ka theksuar se nuk është e detyruar ta bëjë të ditur këtë informacion në këtë fazë të procesit.