Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje për Telegrafin, ka tregaur se cilat janë masat e marra ndaj Kosovës. Sipas Stanos Kosova nuk do të ftohet në mhkarke të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen përveç atyre që kanë të bëjnë me krizën aktuale. Gjithashtu është pezulluar puna për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe programimi i fondeve IPA 2024.
“Kosova fatkeqësisht ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm. Prandaj, BE – siç tregohet në deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë për politikë të jashtme dhe siguri, në emër të shteteve anëtare më 3 qershor – ka vendosur të zbatojë një sërë masash.
Kemi pezulluar përkohësisht punën e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në ngjarje të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të fokusuara në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024 është pezulluar gjithashtu. Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim në Bordin e ËBIF më 29-30 qershor”, u shpreh Stano, duke shtuar se BE-ja ka njoftuar autoritetet e Kosovës më 28 qershor për vendosjen e këtyre masave.
Zëdhënësi i BE-së ka shtuar se këto masa janë të përkohshme ndërsa tha se këto masa do të merren edhe ndaj Serbisë, nëse nuk përmbush kërkesat e tyre.
“Këto masa janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimeve për deeskalim të marra nga kryeministri Kurti. BE-ja po monitoron gjithashtu nga afër përmbushjen e kërkesave tona nga Serbia dhe është e gatshme të marrë masa në rast të mospërputhjes Presim që Kosova të veprojë në mënyrë jo shkallëzuese dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Kjo do të thotë me pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të Kosovës/serbëve”, tha Stano.
Bashkimi Evropian ka theksuar se situata në veri të Kosovës i ka shqetësuar seriozisht.
“Ne nuk mund të përballojmë paqëndrueshmëri, tensione dhe dhunë. Ne kemi dënuar dhunën dhe vazhdojmë thirrjet për de-përshkallëzimin e menjëhershëm nga të dyja palët”, u shpreh Stano.
Stano shtoi se është thelbësore që palët të kthen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të ndodh zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe zbatimi i Aneksit të saj.
“Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, tha Stano.