Standard i dyfishtë/ Pse mungon kordoni policor para SPAK ku protestohet për burgosjen e Erion Veliajt?

Këtë të mërkurë para SPAK janë mbedhur me dhjetëra mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa GJKKO pritet të konfirmojë masën e sigurisë ndaj tij, bashkëshortes Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenëve.

Por ndryshe nga protestat që janë mbajtur para SPAK, ajo qe vihet re është se nuk ka asnjë kordon policie, sipas denoncimeve që janë bërë ne mediat sociale.

Mjafton të kujtojmë protestat që janë organizuar nga mbështetës të opozitës për kryedemokratin Sali Berisha, ku ka pasur një numër të madh policësh që janë pozicionuar para SPAK, apo edhe kur përfaqësues të Partisë së Lirisë kanë protestuar për kryetarin e tyre, Ilir Meta.

Ndërkohë sot kjo nuk ka ndodhur, duke treguar një standard të dyfishtë të Policisë së Shtetit. Nuk dihet nëse do të ketë një reagim nga ana e policisë se përse nuk janë pozicionuar uniformat blu para dyerve të SPAK ku prej orës 13:30 ka nisur seanca ndaj Veliajt dhe te hetuarve të tjerë.