Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj hetimet për deputeten e pandehur Belinda Balluku.
SPAK e arsyeton këtë vendim me nevojën ëpr të patur më shumë kohë për të kryer veprime të tjera hetimore.
Aktualisht Belinda Balluku është pezulluar nga detyrat me vendim të GJKKO-së, teksa SPAK kërkoi në Kuvend edhe arrestimin e saj, por mazhoranca e mbrojti me forcën e votës, duke penguar drejtësinë të bëjë punën e saj.
Belinda Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe të Unazës së Madhe. Këto dy afera i kanë kushtuar buxhetit të shtetit qindra miliona euro.
Ndërkohë, SPAK ka nisur edhe një hetim pasuror ndaj ish-zv.kryeministres. SPAK ka adresuar disa shkresa në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri për të kërkuar informacione mbi pasurinë e Ballukut, ndërkohë që kanë kërkuar të dhëna edhe në ILDKPI dhe disa institucione të tjera. Gjithashtu një hetim ka nisur edhe për kompanitë që kanë bashkëpunuar me ish-ministren.