Klevis Qose emërohet në krye të AMP-së, Hita firmos edhe ndryshime të disa drejtuesve të Policisë

Ish-drejtori i Burgjeve, Klevis Qose, është emëruat në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke zëvendësuar në këtë post Eduart Merkajn.

Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, ka firmosur edhe disa ndryshime të drejtuesve të Komisariateve.

Në krye të Policisë së Fierit është vendosur Erion Ahmeti, Lusjan Zeqaj është vendosur në krye të Policisë Rrugore të Tiranës.

Ndryshimet në Polici:

Erion Ahmeti — Komandohet Drejtor i Policisë Fier
Andi Banushi — Zëvendësdrejtor i Policisë Elbasan
Krenar Guçe — Shef Rendi në Përmet
Alfred Cenaj — Shef i Komisariatit nr. 2 Tiranë
Gerald Toska — Shef i Komisariatit Fier
Dritan Muça — Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Vlorë
Dritan Malaj — Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Berat
Petrit Halo – Zëvendësdrejtor në Shkodër
Arben Nasufi – Zëvendësdrejtor për Rendin në Lezhë
Islor Islami — Shef Sektori në Mbështetjen Hetimore të Krimit të Organizuar (DPPSH)
Erdit Rreçeku — Shef Komisariati Peqin
Lusjan Zeqaj — Emëruar në Policinë Rrugore Tiranë
Ermal Zaimi — Komandant i Linjave të Trafikut Urban
Jetnor Shira — Drejtues i sektorit në Policinë Rrugore Tiranë