SPAK zbarkon në OSHEE, hetim mbi një skemë korrupsioni që hiqte debitë nga sistemi

Prokuroria e Posaçme ka shkuar në zyrat e OSHEE, pasi ka hapur një hetim në lidhje me një skemë korrupsioni, ku dyshohet se janë të përfshirë disa zyrtarë.

SPAK po heton për fshirjen e debive të konsumatorëve nga sistemi nëpërmjet rryshfetit, teksa janë sekuestruar dokumente dhe celularë.

Mësohet se është sekuestruar është sekuestruar aparati celular i administratorit të FSHU në OSHEE, Elton Sevrani.