SPAK dhe BKH kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, në një operacion që është ende në vijim.
Gjatë orëve të fundit, Prokuroria e Posaçme ka lëshuar disa urdhër-arreste për abuzim me tenderët e AKSHI-t.
SPAK ka lëshuar urdhër-arrest për Ergys Agasin, për biznesmenin Ermal Beqiri dhe drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
Konkretisht për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ,GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat “arrest me burg”. Masat për këta dy të fundit nuk janë ekzekutuar ende pasi nuk janë gjetur.
Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.
SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme.
Ndërkohë se banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor.