Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shtyrë me tre muaj hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023.
Hetimet do të shyhen deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, ku SPAK do të dërgojë për gjykim dosjen nga ish-numrit dy të qeverisë.
Arbër Ahmetaj akuzohet për kryerjen e tre veprave penale për “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.
Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër arrest për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024 i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.
Ahmetaj dyshohet sipas SPAK se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.
Pak kohë më parë, Ahmetaj gjatë një interviste hodhi akuza të shumta ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj për sa i përket aferës së inceneratorëve.
Madje ai akuzoi SPAK se ishte vënë nën urdhrat e Ramës dhe i kishte sekuestruar pasuritë në mënyrë të padrejtë.