SPAK ka shtyrë deri të martën, më 24 qershor afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH.
Shkak për këtë shtyrje është bërë dorëzimi jo i rregullt i dokumentacionit nga shumica e kandidatëve.
Nga 13 kandidatë gjithsej, vetëm 2 prej tyre kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar për fazën e parë të përzgjedhjes. Ndër emrat më të njohur që synojnë kreun e Byrosë Kombëtare të hetimet janë ish-kryepolicët Haki Çako dhe Gledis Nano, zv/drejtori aktual i BKH, Joni Keta dhe prokurori Andi Pogaçe.
Kandidatët:
Andi Pogaçe
Artur Beu
Astrit Halilaj
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Haki Çako
Joni Keta
Maoricio Sheldija
Marinela Pilinçi
Miklovan Kanani
Nevrus Ndregjoni