SPAK refuzoi vizitën e komisionit “Xhafaj”, PD: Asnjë intimidim nuk e shpëtojnë dot Ramën, Belindën dhe Linda-t e tij të korruptuara

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas refuzimit që SPAK i ka bërë kërkesës së disa deputetëve për të “inspektuar” këtë institucion.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se pas kundërshtimit në Gjykatën Kushtetuese të pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut dhe zvarritjes së kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, Rama po tenton të intimidojë SPAK-un përmes të ashtuquajturave “inspektime deputetësh”.

Por ai shton se kjo përpjekje e Ramës ka marrë refuzimin e prerë nga SPAK, e cila të ashtuquajturat “vizita monitoruese” i konsideron në kundërshtim me ligjin dhe në cënim të pavarësisë kushtetuese të institucionit.

Reagimi i Bardhit:

Pasi kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke e shndërruar qeverinë në zyrë avokatie të të pandehurës Balluku, si dhe pasi prej 6 javësh zvarrit kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e të njëjtës së pandehur, ky është sulmi i rradhës i Edi Ramës në luftën që tashmë i ka hapur publikisht sistemit të drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme.

Por, përpjekja e Edi Ramës për të intimiduar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëpërmjet “inspektimeve të deputetëve”, ka marrë refuzimin e prerë nga SPAK, e cila të ashtuquajturat “vizita monitoruese” i konsideron në kundërshtim me ligjin dhe në cënim të pavarësisë kushtetuese të institucionit.

E ka të kotë! Asnjë intimidim ndaj SPAK nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësia përpara ligjit Edi Ramën, Belindën dhe Linda-t e tij të korruptuara.