SPAK merr të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë së Pogradecit, Majlinda Bufin.

Ajo është marrë e pandehur për veprën penale të “Përdorimit të Funksionit Publik për Veprimtari Politike”.

Hetimi ka nisur pas një kallëzimi ndaj saj dhe SPAK ka përfunduar hetimet, duke e depozituar dosjen në GJKKO, ku pritet të shqyrtohet.

Bufi është kallëzuar në SPAK nga PD për dy vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Ajo është paraqitur në SPAK 2 herë për të dhënë deklarime, teksa tashmë GJKKO do të vendosë nëse dosja e saj do të shkojë ose jo për gjykim.