Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, dhe për 10 ish-zyrtarë të tjerë të këtij institucioni.
Alla akuzohet se ka shkelur barazinë në tendera dhe ankande publike dhe ka shpërdoruar detyrën. Bëhet fjalë për procedurat e prokurimit publik të 30 prillit 2021 për ndërtimin e rrjetit të furnizimit dhe të shpërndarës së ujësjellës-kanalizimeve, në Lagjen e Vjetër të qytetit të Bulqizës
Sipas SPAK, alla së bahsku me zyrtarët e tjerë kanë krijuar avantazhe gjatë procedurës së prokurimit në mënyrë që garën ta fitonte kompania e përzgjedhur nga ata. Ky tender kishte një vlerë afërsisht 3.3 miliardë lekë.
Në burg për tenderin e ujësjellësit në Bulqizë, me vlerë rreth 3.3 mld lekë
Lefter Alla – Kryetar i Bashkisë Bulqizë
Enkeleda Lleshi – Zv/kryetare
Erion Isaku – Drejtor i Urbanistikës
Kujtim Zogu – Drejtor i Mbrojtjes Civile
Rubin Kola – Inxhinier urbanistike
Denis Xholi – Ish Drejtor Juridik
Arsen Gjoka – Drejtor i NJVKSH Bulqizë
Aqif Konesha (i afërm i kryebashkiakut Lefter Alla)
Rasim Daçi
Dalo Gazidedja