SPAK kontrolle në burgun e Durrësit për celularë, në ‘sitë’ qelia e Veliajt dhe e Beqajt

SPAK ka kryer kontrolle në burgun e Durrësit, për evidentimin e sendeve të ndaluara në qeli.

Burime bëjnë me dije se kontrollet janë përqendruar në disa qeli, përfshirë edhe atë ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Gjithashtu, verifikime janë kryer edhe në qelinë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, si dhe në atë të ish-prokurorit, Aurel Zarka. 

Nuk dihet ende nëse gjatë kontrolleve, të realizuara një ditë më parë, janë konstatuar sende të paligjshme.