Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë “Evita”, që është në pronësi të biznesmenit, Klodian Allajbeu.
Burime për mediat bëjnë me dije se kontrollet u kryen me urdhër të prokurores, Dorina Bejko.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këto kontrolle, të cilat janë kryer në kuadër të hetimeve të SPAK, pas dyshimeve për pastrim parash.
Kontrollet janë kryer paraditen e kësaj të premteje, ndërsa mësohet se është ende në vijim.
Vetëm pak ditë më parë, Klodian Allajbeu u shpall fitues i një tenderi me vlerë 1.6 miliardë lekë për furnizimin me materiale laboratorike që përdoren për kontrollin e gjakut dhe zbulimin e viruseve infektive.
Evita SHPK eshte nje kompani qe ushtron aktivitetin ne fushën e farmaceutikes dhe pajisjeve mjekësore.