SPAK e do Berishën në “arrest shtëpie”, caktohet gjyqtari që do të shqyrtojë ankimin e Prokurorisë së Posaçme

Është caktuar gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK, që kërkon që Sali Berisha të rikthehet sërish në “arrest shtëpie”. Shorti elektronik ka përcaktuar gjyqtarin Engert Pllumbi, i cili do të shqyrtojë ankimin e SPAK që kërkon që Berisha të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

Kreu i PD, u la pa asnjë masë sigurie më datë 27 nëntor, por SPAK e ankimoi vendimin e gjyqtares Flojera Davidhi.

Kjo e fundit pranoi kërkesën e bërë nga avokatët e ish-kryeministrit se nuk ekzistonte asnjë kusht apo nevojë për të vijuar ndaj tij masa e sigurisë, sa kohë edhe hetimet kanë përfunduar.

Kujtojmë se Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë, janë të dyshuar për përfshirje në korrupsion e pastrim parash gjatë procedurave të privatizimit të kompleksit “Partizani”.