Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është dërguar për gjykim, i akuzuar për mosdeklarim të pasurisë.
Pas kësaj, pritet caktimi i seancës paraprake për të vlerësuar nëse kalon ose jo për gjykim.
Deputeti Dogjani, duke folur për mediat ka pranuar se është nën hetim pasuror nga SPAK, që e akuzon se nuk ka deklaruar shtëpinë 100 metra katror që ka blerë në 2006.
Dogjani tha se kallëzimi në SPAK për të është bërë nga ndërtuesi Ilrijan Çelaj.