Sot u divorcuan zyrtarisht, Kryemadhi bën fushatë për Ilir Metën: Kërkoj votën për babain e tre fëmijëve të mi

Edhe pse sot janë zyrtarisht të ndarë, Monika Kryemadhi nuk heziton të kërkoj votën për ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, i cili ndodhet në burg që prej tetorit të 2024-ës.

Deputetja e Partisë së Lirisë, e cila nuk garon në zgjedhjet e 11 Majit, ka kërkuar votën për babain e tre fëmijëve të saj, për të cilët thotë ajo, do të jepte jetën e jo më votën për Ilir Metën.

Kryemadhi nënvizon se sot nuk është një ditë e mirë për të dhe familjen e saj, pasi këtë të premte u finalizua divorci mes saj dhe ish-presidentit Meta, pas 27 vitesh martesë.

Mes të tjerash, Kryemadhi u ka bërë ftesë qytetarëve që t’i bashkohen hapjes së fushatës së opozitës pasditen e sotme në sheshin “Nënë Tereza”.

Postimi i Kryemadhit:

Të dashur miq!

Uroj që të më mirëkuptoni sot në këtë ditë të jo shumë të mirë për mua dhe familjen time. Mediat vrapuan sot për të zyrtarizuar sot divorcin tim me Ilir Metën. Familjarë që nga mamaja, vëllai, kushërinjtë, miqtë dhe mikeshat e mia për të gjithë ju që më keni ndjekur në të gjitha sfidat e mia dhe iu jam mirënjohëse për gjithçka. 🙏

Sot do iu lutesha të mos ndikoheni nga ky lajm, unë kërkoj prap me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijve të mi, për të cilët unë do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir Metaj .

Sot kudo që jeni në çdo rrugicë dhe cep të Tiranës bashkohuni në hapjen e fushatës të opozitës sepse ky regjim është aq i keq dhe i helmuar sa helmon në qelizë dhe familjen shqiptare. Prandaj ju lutem sot më shumë se kurrë të jeni në Sheshin Nënë Tereza në orën 19 :00.