Sot protestë mbarëkombëtare në Tiranë, mijëra qytetarë thirrje Ramës: Jep dorëheqjen

Tirana proteston për të 11-ën ditë kundër ndërtimit në Zvërnec, por edhe problematikave që shqetësojnë qytetarët.

Si çdo ditë, protestuesit u mblodhën këtë të martë në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë,

Numri i protestuesve është i lartë, ashtu sikurse edhe në ditët e kaluara.

Protesta e sotme përkon me 148 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Janë me dhjetëra mijëra shqiptarë që janë bërë bashkë në këto 11 ditë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja, të cilët kanë pasqyruar atë çfarë ka ndodhur në këto 11 ditë. Prestigjiozja “Reuters”, po ashtu ta transmetuar live, protestën në Tiranë.