Sot nis muaji i shenjtë i Ramazanit

Ka nisur sot muaji i shenjtë i Ramazanit, ku për të gjithë muslimanët në mbarë botën kjo periudhë është shumë e rëndësishme pasi agjërojnë, duke përmbushur kështu një nga 5 shtyllat kryesore të islamit.

Muaji i Ramazanit pritet të përfundojë më 29 mars, ndërsa besimtarët do të festojnë Fitër Bajramin më 30 mars, një festë që shënon fundin e agjërimit dhe fillimin e një periudhe gëzimi dhe falënderimi.

Gjatë këtij muaji, besimtarët mbajnë agjërim nga agimi deri në perëndim të diellit, si një praktikë që zhvillon vetëkontrollin dhe pastron shpirtin. Ramazani është gjithashtu një kohë për lutje të shtuar, lexim të Kur’anit dhe veprime bamirësie. Iftari dhe syfyri janë momentet kryesore të ditës, dhe shpeshherë ato shpërndahen me familjen dhe komunitetin.

Muaji përfundon me festën e Fitër Bajramit, një ditë gëzimi dhe falënderimi, ku besimtarët mblidhen për namazin e Bajramit dhe festojnë pas një muaji të përkushtuar. 

Media Ditari uron të gjithë besimtarët musliman një fillim të mbarë të muajit të Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar.

Më poshtë kalendari zyrtar i muajit të Ramazanit