Teksa pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve këtë pasdite në orën 16:00, për të diskutuar mandatin e Ahmetajt, avokatët e tij kanë kërkuar shtyrjen e seancës.
Sipas tyre dosja është shumë voluminoze dhe kërkon më shumë kohë për t’u përgatitur.
Deputetit Ahmetaj i është kërkuar nga Kuvendi që të jetë i pranishëm përpara Këshillit, por ky nuk është një detyrim ligjor për të.
Sipas rrgullores ai mund të zgjedhë që të jetë i pranishëm ose të përfaqësohet nga një avokat. Ai mund edhe të zgjedhë të dorëzojë vetë mandatin .
Kujtojmë se kërkesa e avokatëve të Ahmetajt vjen mes zërave se ai mund të jetë larguar nga Shqipëria.
Gazetari Artan Hoxha deklaroi mbrëmë se Ahmetaj e ka kaluar kufirin shëndoshë e mirë.