Sot diskutohet pr.rezoluta antikorrupsion e PS, zbulohet qëndrimi që do të ketë opozita në Kuvend

Ditën e sotme pritet që në Kuvend të votohet projekt-rezoluta antikorrupsion e paraqitur para pak javësh nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë pak para nisjes së seancës, është mësuar edhe qëndrimi i grupit parlamentar të PD, i drejtuar nga Gazment Bardhi.

Mësohet se ata kanë vendosur për të mos votuar për pr.rezolutën teksa më herët nuk kishin mbajtur një qëndrim të qartë.

Pritet që sapo të nisë procedura për votimin e saj, opozita do të braktisë sallën e Kuvendit.

Riujtojmë se projekt-rezoluta u votua në Konferencën e Kryetarëve vetëm me votat e PS-së, pa gjetur dakordësi me opozitën.

Më herët për këtë pr.rezolutë pati edhe një reagim nga Partia e Lirisë. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PL, Tedi Blushi, pr.rezoluta kundër korrupsionit që do të kalojë sot për votim në Kuvend me propozim të Edi Ramës, është një farsë e shëmtuar.